Delegacioni nga Policia e Kosovës, vizitë studimore në Gjermani – synimi ishte shkëmbimi i përvojave

Një delegacion nga Policia e Kosovës ka realizuar një vizitë studimore zyrtare në Berlin dhe Brandenburg në Gjermani

Pamje nga vizita

Javën e kaluar, një delegacion nga Policia e Kosovës ka realizuar një vizitë studimore zyrtare në Berlin dhe Brandenburg në Gjermani.

“Synimi i vizitës ishte lidhja dhe shkëmbimi i njohurive dhe përvojave në zhvillimin e grave në pozicione drejtuese në polici, duke u fokusuar në mentorimin e grave në Policinë e Shtetit të Brandenburgut dhe në Policinë e Kosovës si dhe shkëmbimi i përvojave në trajnimin dhe avancimin profesional të punonjësve të policisë duke avancuar trajnimet policore dhe ngritur kapacitetet profesionale të Policisë së Kosovës. Në Brandenburg delegacioni kosovar është pritur nga Presidentja e Shkollës së Policisë në Brandenburg znj.Dr.Heike Wagner dhe stafi i saj”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Nga presidentja Heike Wagner është dhënë zotimi dhe hapi i parë drejt jetësimit të deklarimit të përbashkët të nënshkruar me datë 22 tetor 2019 ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Akademisë Policore në Brandenburg.

“Gjatë kësaj periudhe delegacioni nga Policia e Kosovës është takuar edhe me agjentë special dhe Atashe të FBI të stacionuar në Berlin. Me delegacionin në fjalë është shikuar mundësia e trajnimeve speciale në fushat e ndryshme deri tek ato të ndjeshme të sigurisë siç janë trajnimet e veçanta të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Është vizituar edhe Akademia e Policisë në Berlin dhe është shikuar mundësia e shkëmbimit të përvojave policore me akademinë në fjalë. Po ashtu, është vizituar stacioni i policisë në Bernau.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika