Deliu akuzon qeverinë për afera korruptive: Kosova – peng i një qeverisje të paaftë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka theksuar se Kosova është bërë peng i “një qeverisje korruptive, të paaftë që po dëmton buxhetin e shtetit, mirëqenien e qytetarëve, të ardhmen evropiane të Kosovës dhe aleancat tona historike”

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për afera korruptive, teksa ka renditur disa “keqpërdorime” për të cilat PDK beson se janë vetëm disa nga rastet të cilat dëshmojnë për një qeverisje tre vjeçare të LVV-së “përplot me afera korruptive”.

Në një konferencë për media, Deliu ka theksuar se Kosova është bërë peng i “një qeverisje korruptive, të paaftë që po dëmton buxhetin e shtetit, mirëqenien e qytetarëve, të ardhmen evropiane të Kosovës dhe aleancat tona historike”.

Ajo potencon se PDK ka kohë që po e kërkon shpërbërjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja të parakohshme sa më parë.

“Dy ditë më parë është bërë publik lajmi se kryeshefi ekzekutiv i kompanisë rajonale të ujësjellësit në Gjakovë, njeriu i LVV, Hasan Krasniqi, është arrestuar në pikëkalimin kufitar në perëndim të Bullgarisë. Sipas raporteve të mediave, ai është arrestuar në bazë të urdhërarrestit të INTERPOL-it, të lëshuar nga policia nën dyshim për trafikim me njerëz. Ky nuk është rasti i vetëm me shkeljet me të cilat është përballuar Krasniqi. I njëjti ndonëse kishte garuar në listën për asamble nga radhët e LVV-së në Gjakovë dhe nuk kishte arritur të fitonte votat e nevojshme, vetëm tre muaj më pas, në janar të vitit 2022, ishte emëruar nga Qeveria e Kosovës kryeshef në kompaninë rajonale të ujësjellësit”, u shpreh ajo.

Deliu thotë se PDK inkurajon të gjitha organet e drejtësisë që të trajtojnë me seriozitet të plotë të gjitha aferat me të cilat siç thotë ajo po përballet kjo qeveri dhe zyrtarët e saj.

“Fillimisht zgjedhja e tij si kryeshef ka qenë në kundërshtim me ligjin për ndërmarrje publike pasi që i njëjti parasheh që zyrtarët e lartë të ndërmarrjeve publike të jenë të pavarur, të mos kenë angazhime për 36 muaj. Rasti i zyrtarit të LVV-së i përfshirë në keqpërdorim të detyrës zyrtare, krim dhe korrupsion, nuk është as rasti i parë e as i fundit. Po përmend vetëm disa nga zyrtarët e partisë në pushtet të cilët gjatë këtyre tri viteve të fundit kanë zënë ballinat tona me skandale të panumërta. Besnik Mujeci, asmableist i LVV-së i arrestuar në Shqipëri, me 11 mijë e 300 tableta ekstazi… Nagip Krasniqi, një tjetër emër, i arrestuar për dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare…. Faruk Mujku, ish nënkryetari i komunës së Mitrovicës, për të cilin mediat kanë raportuar se si komuna e Mitrovicës në kohën e Agim Bahtirit, vendosi që sallën e bibliotekës taq shndërrojë në kafiteri. Ridvan Muharremi, mik dhe bashkëpunëtor i njohur i LVV-së, i përfshirë në skandalin me rezerva shtetërore…”.

“Kupola e të gjithë këtyre keqpërdorimeve është ambasadori i Kosovës në Kroaci, miku dhe zyrtari i LVV-së, Martin Berishaj. Ai është përfshirë në një skandal të madh rajonal financiar…”, shtoi ajo.

Deputetja e PDK-së thotë se në dritën e këtyre zhvillimeve dhe qeverie e cila ka qenë “tejet dëshpëruese, e paaftë dhe në esencë shumë korruptive”, natyrisht thekson ajo se edhe për raportet ndërkombëtare për vendin nuk kanë se si të jenë as të mira e assesi pozitive.

“Sikurse qeverisja e dobët dhe e dëmshme të mos mjaftonte, kryeministri dhe qeveria jonë po përkujdeset që edhe raportet  ndërtuara tash e sa vite me aleatët tanë të prishen. Tashmë janë bërë tetë muaj që Kosova zyrtarisht është nën sanksionet e BE-së”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika