Deliu: Është krijuar pasiguri e frikshme, kërkojmë që kryesit e krimeve të sillen para drejtësisë

Deputetja Blerta Deliu thekson se vrasjet, vetëvrasjet, grabitjet e armatosura, qarkullimi i madh i armëve në Kosovë, dhuna dhe pasiguria e frikshme që është krijuar në vend, është vërtetë e rëndë

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kërkuar nga organet kompetente që t’i sjellin para drejtësisë kryesit e krimeve, teksa foli për vrasjet dhe grabitjet e fundit në vend.

Ajo thekson se vrasjet, vetëvrasjet, grabitjet e armatosura, qarkullimi i madh i armëve në Kosovë, dhuna dhe pasiguria e frikshme që është krijuar në vend, është vërtetë e rëndë.

“Është e pashmangshme të mos flas për ngjarjet e fundit në vend që na kanë tronditur të gjithëve. Vrasjet, vetëvrasjet, grabitjet e armatosura, qarkullimi i madh i armëve në Kosovë, dhuna dhe pasiguria e frikshme që është krijuar këtu është vërtetë e rëndë. Mbrëmë ndodhi një tjetër vrasje, ku 33 vjeçarja L.M, mbeti e vrarë, pasi ajo bashkë me familjen ishin cak të një grabitjeje të armatosur. Vetëm pak orë pas këtij rasti tragjik, një burrë ka humbur jetën pas plagëve të marra nga therja me thikë po në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Këto raste tragjike na kanë prekur të gjithëve dhe në emër të PDK-së u shpreh ngushëllime familjeve për humbjen e më të dashurve të tyre si kundër që kërkojmë nga institucionet e drejtësisë që të marrin masa për t’i sjellur para drejtësisë kryerësit e këtyre krimeve”, tha ajo.

Para foltores së Kuvendit të Kosovës, Deliu tha se sot kur siguria e qytetarëve, siç thotë ajo, po cenohet, e pakta që mund të bëjnë institucionet është që ta motivojnë policinë duke i mbështetur ata me kërkesat që i kanë parashtruar.

“Sot kur siguria e qytetarëve po cenohet gjithandej më e pakta që duhet të bëjnë institucionet është që këtë polici të demotivuar ta mbështesin në kërkesat e tyre për të garantuar siguri, sepse javën e kaluar në këtë sallë kemi folur për një grabitje të armatosur në Suharekë, si pasojë e të cilës kemi pasur një polic të plagosur”, shtoi Deliu.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika