Deliu – Haxhiut: Viktimizimin anash Albulenë, dështimet dhe korrupsionin nuk ua mbulon asnjë lloj moralizimi

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar ndaj ministres në dorëheqje të Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në një postim në Facebook, Deliu ka rikujtuar mënyrën se si ishte trajtuar ish-ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në të kaluarën, përfshirë kërcënime me jetë dhe linçim publik.

Deliu e ka akuzuar Haxhiun se po viktimizohet për të shmangur llogaridhënien për dështimet në sektorin e drejtësisë dhe për heshtjen ndaj akuzave të ngritura kundër deputetes Fitore Pacolli.

Dhurata Hoxha, ish ministre e drejtësisë, është kërcënuar me jetë nga militantët e Vetëvendosjes në vitin 2016. Gjithashtu është penguar teksa mbante fjalim gjatë një aktiviteti në lidhje me javën e gruas me datë 20.03.2018, ku para saj u pati shpalosur një baner me mbishkrimin “Dhuratë je e përlyer me krimin që e ke bërë”.

Me të tilla forma kërcënimi, shantazhi e linçimi nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje Dhurata është përballur gjatë gjithë kohës, duke i kërkuar asaj drejtësi për Astritin. Edhe Dhurata ka qenë një grua, edhe asaj i ka kushtuar shumë linçimi i vazhdueshëm publik i bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Atë kohë Albulena Haxhiu dhe askush nga partia e saj nuk distancohej nga ato akte të shëmtuara. Sot ministrja në dorëheqje Albulena Haxhiu kalon në sulme ndaj të gjithë atyre që protestojnë kundër Fitore Pacollit për afera korruptive. Madje edhe kundër kolegëve deputetë..

Viktimizimin anash Albulenë!

Eja flasim pak për drejtësinë për Astrit Deharin, për të cilën “kauzë” aq shumë e keni kryqëzuar dikur një grua si Dhurata Hoxha”, ka shkruar Deliu.

Ajo kërkon që ministrja në dorëheqje të flasë hapur për çështjen e Astrit Deharit.

“Pse edhe pas pesë vitesh në pushtet me ju si ministre e drejtësisë nuk lëvizi asgjë në rastin Dehari?

Si “humbën” dhe u “gjetën” mostrat e te ndjerit gjatë mandatit tuaj?

Pse rezultateve të institutit zviceran i pranoni kur thonë që Astriti nuk ka vdekur siç e kanë thënë autoritete kosovare, por nuk e pranoni rezultatin tjetër kur i njëjti institut thotë që, në mostrat e Astrit Deharit nuk ka ADN të askujt tjetër?

Pse partia juaj nuk e ka pranuar asnjëherë superekspertizën për rastin në fjalë që iu është ofruar gjatë kohës sa ishim ne në qeverisje?

Këto pyetje duan përgjigje, jo arsyetime populiste.

Më vjen keq që e solla rastin tragjik të Astrit Deharit për ta shpërfaqur fytyrën e vërtetë të pushtetit tuaj, por për këtë çështje është linçuar dhe kërcënuar një grua e pafajshme si Dhurata Hoxha.

Arsyetimet dhe viktimizimet anash!

Dështimet dhe korrupsionin nuk ua mbulon asnjë lloj moralizimi”, ka shtuar Deliu.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika