Deliu-Kodra: PDK-ja është në fazën finale të përpilimit të ofertës politike për zgjedhje

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, ka deklaruar se PDK-ja po e finalizon ofertën e saj politike për zgjedhjet, duke theksuar përkushtimin e partisë për t’i ofruar Kosovës një alternativë të fortë dhe të besueshme

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i përgatituri për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ajo ka theksuar se Hamza është njëri nga figurat më të fuqishme të PDK-së, i njohur për premtimet e mbajtura gjatë karrierës së tij politike.

Sipas saj, PDK-ja është në fazën finale të hartimit të ofertës politike për qytetarët e Kosovës, e cila do të reflektojë nevojat aktuale të vendit.

“Ne kemi një gjendje të rënduar në të gjitha drejtimet, dhe jam e bindur që qytetarët në rrethanat që ndodhën para tyre kanë dy alternativa, e kanë të një qeverie që për tri vite e gjysmë nuk do të shquhet për asnjë projekt të vetëm zhvillimor. PDK-ja dhe zoti Hamza janë në përpilim përfundimtar të ofertës politike e cila do të jetë ofertë për qytetarin e Kosovës, dhe nevojat që sot i Kosova”, ka deklaruar ajo.

Deliu-Kodra ka kritikuar qeverinë aktuale, duke theksuar se ajo nuk është dalluar për projekte zhvillimore gjatë mandatit të saj.

“Kosova sot numëron vetëm izolim dhe sanksione si rezultat i cenimit të partneriteteve ndërkombëtare nga qeveria”, ka theksuar ajo.

Analisti politik, Lirim Mehmetaj, ka ngritur pyetjen se si PDK-ja planifikon ta nxjerrë vendin nga ky izolim dhe sanksionet, për të cilën Deliu-Kodra u përgjigj duke theksuar rëndësinë e riparimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një udhëheqjeje të përgjegjshme.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika