Deliu-Kodra: Qeveria po mundohet ta shmangë llogaridhënien nga biseda me Radojiçiqin

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka akuzuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti se po përdor veprime në Kuvend për të shmangur llogaridhënien dhe të devijojë vëmendjen nga bisedat e tyre me Milan Radojiçiqin

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka akuzuar Qeverinë për veprime për të tërhequr vëmendjen e publikut nga përgjegjësia dhe llogaridhënia e tyre, që sipas saj, e kanë nga bisedimet me Milan Radojiçiqin.

Ajo ka thënë se aksioni i PDK-së në Kuvendin e Kosovës ishte një aktivitet simbolik i opozitës, në mënyrë demokratike, për të shfaqur gjithë atë që kishte ndodhur në ditët e fundit.

Ajo ka thënë se kjo ishte hera e parë në historinë politike të Kosovës që Qeveria pengonte një aktivitet simbolik të protestës brenda Kuvendit.

Deputetja e PDK-së ka thënë se gjatë aksionit të deputetit Mërgim Lushtaku me përdorimin e ujit, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte reaguar “në një mënyrë të tmerrshme”, duke sulmuar fizikisht deputetin Lushtaku.

“Në kohën kur deputeti Mërgim Lushtaku gjuajti me ujë kishte një reagim të tmerrshëm të zëvendëskryeministrit Bislimi që u hodh në drejtim të deputetit Lushtaku, këto janë veprime të Qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga përgjegjësia ose llogaridhënia, të cilën ne sot kemi pritur që ta japë kryeministrit bashkë me Mimoza Kusari- Lilën, për shpërfaqjen e njërit prej skandaleve më të mëdha, përgjegjës për të cilin është ajo bashkë me kryeministrin”, ka deklaruar ajo në Debat Plus.

Ajo ka kritikuar kryeministrin dhe shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilën, duke mos marrë përgjegjësi për një skandal të madh, i cili, sipas saj, lidhet me bisedat e tyre me zyrtarë të Listës Serbe dhe Milan Radojiçiqin.

“Pasi audio-incizimet që treguan bisedën e saj me Radojiçiqin, kanë shpërfaqur gjithë koordinimin e një partie e cila ka ardhur në pushtet duke sulmuar të gjithë ata që kanë pasur dikur diskutime me partnerë të koalicionit me Listën Serbe”, ka deklaruar tutje deputetja e PDK-së.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika