Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, u shpreh se ka unitet të plotë brenda partisë.
Demaku, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se në media iu është dhënë shumë rëndësi deklarimeve të Sami Lushtakut dhe Ramiz Lladrovcit, për çka thotë se ato deklarime nuk janë thelbësore për PDK-në.
“Ka unitet të plotë brenda PDK-së dhe këtë e them me besim të plotë, ky unitet u shpreh edhe me votë ndaj Bedri Hamzës që ishte votë unanime. I është dhënë më tepër rëndësi sesa që ka rëndësi prononcimeve të Lushtakut dhe Lladrovcit – nuk janë çështje thelbësore as për PDK-në as për qytetarët e vendit e sidomos në vështirësitë që po kalon vendi, Drenasi është vetëm një komunë, ishte dhe është bastion i PDK-së njerëzit që e votuan Lladrovcin me PDK-në janë të gjithë përjashto një pakicë”, u shpreh Demaku.
Demaku, mes tjerash, u shpreh se PDK-ja është e hapur për të gjithë.
