Demaku: Rreth Kurtit gjenden figura me propagandë anti-UÇK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Demaku, ka shpjeguar arsyet e qëndrimit të tij kundër zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit, pavarësisht se shumica e grupit parlamentar të PDK-së votoi për.

Në FIVE të TV Dukagjinit, Demaku ka thënë se PDK-ja nuk e ka votuar Bashën si figurë politike, por vetëm ka kontribuar që të mos bllokohej procesi i konstituimit të Kuvendit.

Ai ka theksuar r se vendimi i tij personal për të mos e mbështetur Bashën lidhet me mungesën e kredibilitetit që, sipas tij, ka Basha.

“PDK-ja nuk ka votuar për Dimal Bashën, ka votuar që të konsitutohet Kuvendit. Pasiim kishim thënë që nuk do t’i votonim ministrat e katër viteve dhe do t’i votojmë deputet, por me thënë të dejtën që VV-ja do të bie deri në këtë nivel. PDK-ja iu ka përgjigjur asaj para publikut dhe qytetarëve që ne muk do jemi bllokuesit. Ne do të kontribuojmë që gjërat të ecin përpara. Në fakt ka pas një fleksibilitet brenda PDK sa i përket votës. Unë kam qenë njëri prej atyre që kam votuar kundër. Dhe kam konsideruar që nuk është figurë kredibile, pavarësisht pozicionit të PDK-së. Sepse nganjëherë qëllimi nuk e arsyeton mjetin. Nganjëherë mjeti i papërshtatshëm e zbeh edhe vetë qëllimin e saj.

Në këtë rast zgjedhja e Dimal Bashës e ka zbehur edhe vetë pozitën e kryetari të Kuvendit, dhe të asaj që do të përfaqësonte ai në një proces të rregullt”, ka thënë Demaku.

Demaku, gjithashtu kritikoi Bashën se ka qenë pjesë e një propagande të vazhdueshme kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe figurave që e udhëhoqën luftën, duke e komentuar një artikull akademik ku Basha figuron si bashkautor dhe në të cilin pretendohej se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte financuar nga trafikantët e drogës

“Shkrimi vetëm e ka forcuar atë idenë që e kemi pasur që rreth zoti Kurti, zakonisht gjenden figura të tilla, që kanë pasur një lloj propagande anti-UÇK në vazhdimësi. Sidomos ndaj njerëzve që kanë udhëhequr luftën. Dhe në mesin e tyre ka qenë edhe Dimal Basha, pa e njohur publiku këtë kontributin e tij kundër vendit të tij, kundër UÇK-së, kundër vetvetes…”, ka shtuar Demaku.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika