“Dëmi afër 7 milionë euro”, ngrihet aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të Telekomit

"...i njëjti me dashje i ka shkaktuar dëm në shkallë të madhe Telekomit të Kosovës, dhe atë në vlerë prej 6,796,732 € (gjashtë milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e tridhjetë e dy euro)"

Telekomi i Kosovës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-shefit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, për rastin “PAYKOS”.

Aktakuza është ngritur ndaj Mustafës për shkak të veprës penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, më 3 maj 2023 ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.M., për shkak të veprës penale ‘Lidhja e kontratës së dëmshme’, nga neni 291 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, dhe lidhur me nenin 81 paragrafi 1 nën paragrafi  1.2 dhe 1.5 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Mustafa, sipas aktakuzës, i ka shkaktuar dëm Telekomit afër 7 milonë euro.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri në cilësinë e kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës SH.A në Prishtinë, më 16.03.2015 e në vazhdimësi me dije ka vepruar në dëm të PTK-së, ashtu që përmes lidhjes së anekseve, marrëveshjeve duke ndryshuar kushtet e kontratës në disfavor të ndërmarrjes që ka përfaqësuar, në vend që t’i mbrojë interesat e saj, i njëjti me dashje i ka shkaktuar dëm në shkallë të madhe Telekomit të Kosovës, dhe atë në vlerë prej 6,796,732 € (gjashtë milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e tridhjetë e dy euro)”, thuhet më tutje në njoftim.

Me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale të lartcekur, andaj prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika