Kosova ka shënuar një rënie të ndjeshme, sidomos tek pjesa e Sundimit të Ligjit.
Kështu ka treguar raporti i Institutit Suedez “IDEA” i cili ka bërë publike matjen e fundit të trendeve demokratike për shtete të ndryshme në kuadër të një raporti që quhet “Indekset e Gjendjes Globale të Demokracisë”.
Tek treguesi i Sundimit të Ligjit, në raportin e institutit suedez tregohet se Kosova ka shënuar një rënie të ndjeshme prej – 18 pozitash.
Ndërkaq, tek pjesa e të Drejtave, Kosova për vitin 2024 ka një ngritje të lehtë prej dy pozitash.
“IDEA” ofron të dhëna për 174 vende anembanë globit