Demokrati Zohran Mamdani fiton garën për kryebashkiak të Nju Jorkut

NEW YORK, NEW YORK - JUNE 24: New York mayoral candidate, State Rep. Zohran Mamdani (D-NY) speaks to supporters during an election night gathering at The Greats of Craft LIC on June 24, 2025 in the Long Island City neighborhood of the Queens borough in New York City. Mamdani was announced as the winner of the Democratic nomination for mayor in a crowded field in the City’s mayoral primary to choose a successor to Mayor Eric Adams, who is running for re-election on an independent ticket. (Photo by Michael M. Santiago/Getty Images)

Zohran Mamdani, anëtar i asamblesë shtetërore dhe i vetëshpallur socialist demokrat, është kryetari i ri i bashkisë së Nju Jorkut.

I panjohur kryesisht para se të fitonte zgjedhjet paraprake demokrate gjatë verës, mbështetësit e përshëndesin atë si përfaqësues të një vale të re të politikës progresive, ndërsa të tjerë, si Trump, e kritikojnë ashpër si “komunist”, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

I lindur në Kampala të Ugandës, Mamdani u zhvendos në Nju Jork me familjen e tij në moshën shtatë vjeçare. Ai ndoqi shkollën e mesme të Shkencave në Bronx dhe më vonë mori një diplomë në Studime Afrikane nga Kolegji Bowdoin, ku bashkë themeloi degën e kampusit të Studentëve për Drejtësi në Palestinë.

Mamdani do të ishte kryetari i parë mysliman dhe i Azisë Jugore i Nju Yorkut dhe e ka përmendur identitetin e tij si një mënyrë për të ndërtuar mbështetje në të gjithë qytetin e larmishëm, duke postuar video fushate të vetes duke folur në gjuhën urdu dhe spanjisht.

Ai premton strehim të përballueshëm, autobusë publikë falas, ngrirje të qirasë dhe kujdes universal për fëmijët nën pesë vjeç.

“Ky është një qytet ku një në katër banorë të tij jeton në varfëri, një qytet ku 500,000 fëmijë shkojnë të flenë të uritur çdo natë”, i tha ai BBC-së në një aktivitet të kohëve të fundit.

“Dhe, në fund të fundit, është një qytet që është në rrezik të humbasë atë që e bën kaq të veçantë.”

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika