Dëmtohen dy makina në Greqi nga një zjarrvënie e dyshuar pranë ambasadës italiane

Gjatë kësaj të premte janë dëmtuar dy makina në Greqi pranë ambasadës italiane nga një zjarrëvënie e dyshuar. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar ndërsa policia greke ka nisur hetimet

Vendi ku u dëmtuan makinat. Foto: AP





Pas një sulmi të dyshuar për zjarrvënie në dy makina pranë ambasadës italiane policia greke ka nisur hetime.

Në mëngjesin e së premtes së dy dhjetorit një mjet shpërthyes ka shkatërruar një nga automjetet herët në, ndërsa një pajisje e dytë nuk ka arritur të shpërthejë. Rreth kësaj ngjarje nuk raportohet për të lënduar.

Vendndodhja e makinave ishtepranë shtëpisë së Susanna Schlein, zëvendësambasadores italiane, në periferi të Athinës.

Ministria e Jashtme greke e ka “dënuar ashpër” incidentin, i cili ende nuk është pretenduar nga asnjë grup.

“Veprime të tilla të qortueshme në asnjë mënyrë nuk do të prishin marrëdhëniet e shkëlqyera dhe lidhjet e vjetra të miqësisë midis Greqisë dhe partnerit dhe aleatit të saj, Italisë”, thuhet në një deklaratë.

Ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thënë se sulmi ka të ngjarë të jetë kryer nga njerëz me “origjine anarkiste”.

Meloni ka shprehur “simpatinë” dhe “shqetësimin e saj të thellë” për Schlein dhe shtoi se “po ndiqte çështjen me vëmendjen më të madhe”.

“Euronews” raporton se sulmet me zjarrvënie nga “anarkistët” dhe grupet e ekstremit të majtë janë të zakonshme në Greqi dhe shpesh synojnë bankat dhe automjetet që u përkasin ambasadave të huaja.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika