Dënohen dy persona me nga 3 vjet burgim në Gjilan, trafikuan një vajzë nga Istogu

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka dënuar me nga tre vjet burgim dy persona në Gjilan, pasi ata kishin trafikuar një vajzë nga Istogu

Ilustrim

Këtë të martë, Gjykata Themelore në Gjilan i ka dënuar me nga tre vjet burgim dhe 300 euro gjobë, dy të akuzuar me inicialet B.H dhe B.A, për kryerjen e veprës penale, trafikim me njerëz.

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se të akuzuarit në dy lokacione të ndryshme, në një motel dhe një kafeteri, e kanë trafikuar një vajzë nga Komuna e Istogut, me inicialet A.H, me qëllim për ta shfrytëzuar seksualisht.

“Të pandehurit, gjatë vitit 2021 në bashkëveprim në dy lokacione të ndryshme në motel në fshatin Domorovc, Komuna Ranilluk dhe në kafeterinë në fshatin Dobërçan, Komuna e Gjilanit, e kanë trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual të dëmtuarën A. H. nga Komuna e Istogut, duke e ditur gjendjen e saj të rëndë ekonomike-sociale, në atë mënyrë që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, njoftohet se me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz, e cila është vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Trupi gjykues nga Departamenti Krimeve të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve, duke i shqiptuar dënim burgu në kohëzgjatje prej tre vjet (3) dhe gjobë 300 (treqind) Euro, për secilin veç e veç”, thuhet tutje në komunikatë.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika