Dënohet me burgim zyrtari korrektues, i cili shpërndau substanca narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Novobërdë

Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore e Gjilanit e ka dënuar me burgim dhe gjobë zyrtarin korrektues, i cili ka shpërndarë substanca narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë te një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Novobërdë.

Sipas njoftimit, i akuzuari me inicialet K. R, në cilësinë e personit zyrtar, pa autorizim ka shpërndarë substanca narkotike te një i paraburgosur.

Ky veprim i tij është vërejtur nga pjesëtarët e tjerë të shërbimit korrektues, dhe në dhomën e të paraburgosurit kanë gjetur kokainë 2.57 gramë dhe marihuanë 7.46 gramë.

“I akuzuari K. R. me datë 01.11.2022, rreth orës 14:30 minuta, në Qendrën  Paraburgimit në Komunën e Novobërdës, në cilësinë e personit zyrtar – zyrtar korrektues, pa autorizim shpërndan apo dorëzon substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose substanca analoge, në atë mënyrë që derisa ishte në orarin e punës si zyrtarë korrektues, shkon në katin P-2, dhomën nr. 7 dhe komunikon me të paraburgosurin S. L., ku përmes vrimës se vrojtimit, e ka nxjerrë nga xhepi i pantallonave të uniformës zyrtare sasinë e substancës narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë dhe ia jep në dorë të paraburgosurit dhe më pas intervenojnë pjesëtarët e tjerë të shërbimit korrektues, dhe në dhomën e tij gjejnë: një qese plasmani me kokainë në peshë prej 2.57 gram dhe një qese plasmani me marihuanë në peshë prej 7.46 gram”, thuhet në njoftim.

Zyrtari korrektues është dënuar me gjobë 500 euro dhe burgim me kohëzgjatje prej një viti.

Po ashtu, atij i shqiptohet edhe dënimi plotësues; ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, në kohëzgjatje prej një viti, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

Kurse të burgosurit, i cili i kishte pranuar substancat narkotike, i është shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej 500 euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre muaj.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika