Deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë bëhen bashkë për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është vendi ku pritet të mblidhet deputetët e të dy vendeve me shënimin e përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë





Me shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në Tiranë, përkatësisht në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Një lajm të tillë e ka bërë të ditur Kuvendi i Republikës së Kosovës i cili krahas kësaj, ka  njoftuar se deputetëve të pranishëm do të iu adresohet kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe jo vetëm.

“Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Mbledhja e përbashkët pritet të fillojë nga ora 10:00 të dielën gjersa është njoftuar se me shënimin e kësaj dite, do të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore.





Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika