Deputetët sot vendosin për formimin e Qeverisë, a i ka Kurti votat e nevojshme?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Seanca për krijimin e Qeverisë së re është caktuar të mbahet sot, me fillim nga ora 10:00.

Deputetët e legjislaturës së 9-të janë thirrur në këtë seancë për të votuar për formimin e qeverisë së re. Por, se a do të kemi qeveri apo jo, kjo mbetet për t’u parë – ndonëse shanset janë minimale.

Mandatari për krijimin e qeverisë, Albin Kurti, deri tani nuk është deklaruar për sigurimin e votave të shumicës, kësisoj edhe të shtunën ka injoruar pyetjet e gazetarëve për këtë, njofton Dukagjini.

Kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i duhen së paku edhe pesë vota që të sigurojë minimumin e nevojshëm prej 61 sosh për votimin e suksesshëm të Qeverisë së re.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje pati përjashtuar mundësinë e bisedimeve me subjektin e dytë për kah fuqia e votës, Partinë Demokratike (PDK), dhe e lënë derën hapur për bashkëpunim me Lidhjen Demokratike (LDK) dhe me Nismën Socialdemokrate.

Ndërkohë që Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike tashmë i kanë bërë të qarta pozicionet e tyre se nuk kanë vota për Lëvizjen Vetëvendosje.

I prerë në po këtë qëndrim është edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, emri i të cilit është përfolur shumë muajve të fundit për mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin, marrë parasysh diskutimet që kanë zhvilluar.

Gjersa iu përgjigj me “jo” pyetjes nëse e voton Qeverinë “Kurti 3”, Limaj gjatë intervistës së mbrëmshme në “Debat Plus” hodhi dyshime edhe mbi legjitimitetin e legjislaturës së Kuvendit.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të premten tha se rrjedhat politike në Kosovë janë të paparashikueshme dhe mund të ketë marrëveshje në orët e fundit, njofton Dukagjini.

Megjithatë, e para e vendit deklaroi se nëse nuk ka marrëveshje për qeveri të re, do t’i ftojë të gjitha partitë për konsultime, nëse ndonjëra mund të krijojë shumicën.

“Rrjedhat politike në Kosovë janë të paparashikueshme mund të ketë marrëveshje në orët e fundit dhe këtë unë nuk mund ta parashikojë, në qoftë se ka marrëveshje mund të mbahet seanca dhe mund të ketë qeveri – në qoftë se s’ka marrëveshje atëherë si presidente e vendit do t’i ftojë të gjitha partitë politike për të parë nëse ka mundësi që dikush ta krijojë shumicën, po ashtu mendoj se është herët të flasim për zgjedhje të parakohshme, por është alternativë nëse nuk krijohet shumica”, u shpreh Osmani.

Kurti s’tregon nëse i ka siguruar votat, s’pritet rezultat nga seanca e nesërme

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika