Deputeti gjerman – Borellit: Lëri anash paragjykimet e Spanjës kundër Kosovës, po e toleroni pafund Serbinë

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, i ka bërë thirrje shefit të Jashtëm të BE-së, Josep Borrell, që t’i lërë anash paragjykimet e Spanjës kundër Kosovës. Ai ka theksuar se është joevropiane ta sanksionosh Kosovën rëndë në njërën anë, e në anën tjetër të gjitha veprimet e Serbisë të tolerohen me durim të pafund

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, i ka bërë thirrje shefit të Jashtëm të BE-së, Josep Borrell, që t’i lërë anash paragjykimet e Spanjës kundër Kosovës.

Butikofer, me anë të një postimi në platformën “X”, e ka mirëpritur takimin e paralajmëruar të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke theksuar se janë të papranueshme sanksionet ndaj Kosovës pavarësisht gabimeve të Qeverisë.

“E mirëpres që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg nuk po i bashkohet politikanëve të shumtë të SHBA-së dhe BE-së që kanë refuzuar të kenë shkëmbime diplomatike me Kosovën kohët e fundit…”, shkruan deputeti gjerman i Parlamentit Evropian.

Sipas tij, politikat e SHBA-së dhe të BE-së janë të njëanshme, në favor të Serbisë, duke vendosur standarde dhe duke injoruar në masë të madhe faktin që Kosova ka kaluar nëpër dhimbje të mëdha për t’i bërë vlerat evropiane “një matës” për politikën e tyre.

Ai ka theksuar se është joevropiane ta sanksionosh Kosovën rëndë në njërën anë, e në anën tjetër të gjitha veprimet e presidentit serb Vuçiq, përfshirë mobilizimin e bandave të dhunshme të banditëve, të tolerohen me durim të pafund.

“Situata në Ballkanin Perëndimor destabilizohet më tej përmes pozicionimit të gabuar të BE-së dhe SHBA-së. Josep Borrell më në fund duhet të lërë prapa paragjykimet antikosovare të atdheut të tij, Spanjës. Mësoni nga Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg dhe rifilloni menjëherë dialogun e nevojshëm me Kosovën. Pa dyshim, gabime ka bërë edhe qeveria e Kosovës. Por është thjesht e papranueshme dhe madje joevropiane ta sanksionosh atë rëndë, ndërsa të gjitha veprimet e presidentit serb Vuçiq, përfshirë mobilizimin e bandave të dhunshme të banditëve, tolerohen me durim të pafund”, shkruan Butikofer.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika