Deputeti gjerman: Serbia po i ngjan gjithnjë e më shumë një regjimi autoritar

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut,Michael Roth, ka thënë se Serbia gjithnjë e më shumë po ngjan në një regjim autoritar, teksa shpërndau një video ku dëgjohej zëri i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në njërin nga sheshet e Beogradit përmes altoparlantëve

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut,Michael Roth, ka thënë se Serbia gjithnjë e më shumë po ngjan në një regjim autoritar.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Roth shpërndau një video ku dëgjohej zëri i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në njërin nga sheshet e Beogradit përmes altoparlantëve.

“Serbia tingëllon gjithnjë e më shumë si një regjim autoritar. Presidenti Vuçiq mban një fjalim për festën kombëtare, i cili transmetohet drejtpërdrejt përmes altoparlantëve në sheshin kryesor të Beogradit. Të dashur miq në Bashkimin Evropian dhe SHBA, më thoni nëse kjo ndodh në ndonjë demokraci tjetër”, shkroi Roth.

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë ku kërkohet që të bëhet një hetim ndërkombëtar në lidhje me manipulimet e mundshme të zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika