Deputeti Hydajet Hyseni, vitin e kaluar ishte shpallur fajtor për mosraportim të pasurisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni-Kaloshi, është dënuar me një gjobë prej 500 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë për mosraportim të pasurisë. Aktgjykimi ndaj tij është shpallur më 7 nëntor 2022 nga gjykatësi Adnan Kamberi, pasi aktakuza kishte qenë ngritur më 7 tetor 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni-Kaloshi,

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni-Kaloshi, është dënuar me 500 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi ishte shpallur fajtor për mosraportim të pasurisë.

Aktgjykimi ndaj Hysenit është shpallur më 7 nëntor 2022 nga gjykatësi Adnan Kamberi, derisa aktakuza ishte ngritur më 7 tetor 2022.

Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj Hysenit me rastin e dënimit me gjobë, ka shpallur aktgjykim me urdhër ndëshkimor, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Në arsyetimin e aktgjykimit ndaj Hysenit, thuhet se ai në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në periudhën kohore nga 2 prilli 2021 deri më 2 maj 2021, nuk e ka bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit ligjor në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit me rastin e marrjes se detyrës së deputetit.

Tutje, thuhet se deputeti Hyseni nuk e ka bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit prej 30 ditësh, edhe pse ka qenë i njoftuar me kohë nga ana e zyrtares kontraktuese në Kuvendin e Republikës së Kosovës për ta bërë deklarimin e pasurisë me rastin e marrjes së detyrës.

Në vendim thuhet se gjykata më 7 tetor 2022 ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj Hysenit për veprën penale “Mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” së bashku me shkresat e lëndës.

Andaj, gjykata duke u bazuar në këto prova, kishte vërtetuar se veprimet e Hysenit përbënin vepër penale të mosraportimit të pasurisë, duke shpallur edhe aktgjykimin dënues.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se aktgjykimi në fjalë është bërë i plotfuqishëm më 28 dhjetor 2022 dhe se Hyseni tashmë e ka paguar dënimin.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se lënda P.nr.2641/2022 nga neni 430 të KPRK-së, është bërë e plotfuqishme me datë 28.12.2022, ndërsa nga Zyra për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale jemi informuar se është bërë pagesa e dënimit me gjobë, të shqiptuar sipas aktgjykimit P.nr.2641/22”, tha Gashi.

Ndryshe, për mosdeklarim të pasurisë më 29 dhjetor 2022 ishte dënuar me 700 euro gjobë edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Përveç Hajdarit, për veprën e njëjtë penale, më 5 dhjetor 2022 është dënuar me 500 euro gjobë edhe zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika