Deputeti i VV-së i krahason prokurorët dhe gjykatësit kosovarë me ata të Millosheviqit, reagojnë KGJK dhe KPK

Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës e kanë dënuar gjuhën e deputeti të VV-së, Dimal Basha, i cili prokurorët dhe gjykatësit kosovarë i kishte krahasuar me ata të kohës së ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq

Deputeti i VV-së, Dimal Basha

Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës kanë reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili i kishte krahasuar gjyqtarët dhe prokurorët kosovarë me ata të kohës së ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviqit.

“Për mua ata prokurorë e gjyqtarë që qëllimisht punojnë për interesa të individëve dhe sjellin vendime në dëm të vendit, ama bash hiç nuk dallojnë prej prokurorëve e gjykatësve të Millosheviqit”, kishte thënë Basha.

Përmes një komunikate të përbashkët për media, KGJ dhe KPK, teksa kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, deklaratën e deputetit Basha e kanë quajtur të papranueshme.

“Ka për qëllim cenimin e integritetit, pavarësisë dhe dëmtimin e imazhit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial në përgjithësi. Një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet të jetë shembull i respektimit të organeve zbatuese të ligjit dhe të përmbahet nga deklarimet e tilla që janë kundërshtim me rendin dhe parimet kushtetuese e ligjore”, thuhet në komunikatën për media.

Teksa i kanë bërë thirrje deputetit të pozitës që të evitojë deklaratat e tilla, KGJK dhe KPK vlerësojnë se e njëjta ka qenë “fyese, denigruese si dhe përpjekje e pasuksesshme për njollosje dhe etiketim të vlerave për sistemin gjyqësor dhe prokurorial në përgjithësi”.

Sipas njoftimit, KGJK dhe KPK kanë deklaruar se këto deklarata dhe reagime nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve me sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

“KGJK dhe KPK, u bëjnë thirrje deputetëve që të kontribuojnë duke reflektuar dhe duke respektuar pavarësinë e të dy sistemeve. Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial i sigurojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se do të vazhdojnë të angazhohen për një sistem gjyqësor dhe prokurorial të pavarur, transparent dhe të paanshëm”, vijon njoftimi.

Ndryshe, Basha, më 24 qershor të këtij viti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kishte thënë se pavarësisht se qytetarët ndryshuan udhëheqësinë, që nga Qeveria e deri te presidenca organet e drejtësisë mbeten të njëjta.

“Ky vend nuk do të bëhet kurrë pa pasur drejtësi. E për dallim që ka pasur zgjedhje dhe qytetarët kanë arritur të ndryshojnë qeverinë, kuvendin dhe presidenten, organet e drejtësisë ende mbeten të njëjtat, pra llom”, kishte shkruar Basha.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika