Deputeti rumun: Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje, s’mund të përballojmë një tjetër konflikt në kontinent

Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një marrëveshje sot në Bruksel ka deklaruar deputeti i Rumanisë në Parlamentin Evropian, Vlad Gheorghe

Ilustrim

Deputeti i Rumanisë në Parlamentin Evropian, Vlad Gheorghe, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të gjejnë një marrëveshje gjatë takimit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Data 18 gusht do t’i ritakojë sërish krerët e dy shteteve fqinje në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

“Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë një marrëveshje sot në Bruksel. Nuk mund të përballojmë një tjetër konflikt në kontinentin tonë. I bëj thirrje Aleksandar Vuçiqit të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n dhe t’i ndërpresë lidhjet e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai ka kërkuar që prioritet të jetë mirëqenia e qytetarëve të të dyja vendeve.

Ndonëse u takuan dy herë gjatë vitit 2021, negociatat në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk patën ndonjë rezultat konkret.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se në takimin me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, do të diskutojnë për dy tema, njëra nga to është diskutimi për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve me njohje reciproke.

Kurse tema tjetër që pritet të diskutohet në dialog, sipas kryeministrit të Kosovës, janë zhvillimet aktuale tensionuese të kohës së fundit.

Këto deklarata Kurti i dha pas takimit me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Bruksel, një ditë para takimit me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Ndërkaq, presidenti serb, Vuçiq, ka deklaruar disa herë para mediave se do të kërkojë që të diskutohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë Marrëveshjet e arritura për çështjen e Asociacionit.

Por, Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika