Deputetja e LDK-së bën thirrje për reflektim dhe bashkëpunim për zhbllokimin e Kuvendit

Deputetja e sapozgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Serbeze Kabashi-Muçaj, ka reaguar pas dështimit të 15-të me radhë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke bërë thirrje për reflektim të thellë dhe veprim të përbashkët nga të gjitha subjektet politike për të zhbllokuar institucionin më të lartë ligjvënës në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Kabashi-Muçaj ka theksuar se “asnjë kalkulim afatshkurtër nuk duhet të mbajë peng asnjë ditë më shumë të ardhmen e vendit”, duke nënvizuar nevojën për t’i dhënë fund politizimit të procesit dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve në demokracinë funksionale.

Deputetja e LDK-së ka cilësuar situatën aktuale si “të paprecedentë dhe të padrejtë”, duke theksuar se bllokimi i Kuvendit nuk është vetëm krizë institucionale, por edhe mosrespektim i vullnetit qytetar. “Kur institucionet e shtetit ngujohen në heshtje dhe bllokadë, zëri i ndërgjegjes duhet të dëgjohet”, shkroi ajo.

Sipas saj, përgjegjësia për zgjidhjen e situatës është kolektive dhe kërkon angazhim nga të gjithë deputetët. “Përgjegjësia për të çuar vendin përpara është e përbashkët, ashtu siç është edhe dëshira e qytetarëve për stabilitet, rend dhe zhvillim”, tha Kabashi-Muçaj.

Ajo kërkoi nga klasa politike që të mos zhgënjejë qytetarët me mosveprim dhe të përmbushë detyrat ligjore e morale. “Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe përfaqësues që veprojnë, jo që heshtin”, përfundoi ajo, duke bërë apel që “zgjidhja është në duart tona” dhe që populli të mos zhgënjehet më tej.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika