Deputetja e NISMA-s: Çfarë po ndodh në Kuvend nuk është më befasi, por realitet i hidhur

Arbresh Krasniqi, deputete e NISMA-s, ka thënë se skenat e befasishme dhe të lodhshme nuk janë parë vetëm të dielën në Kuvendin e Kosovës, por ato po zgjasin tash e gjashtë muaj.

“Është më shumë se gjashtë muaj kjo gjendje që ne e shohim në Kuvendin e Kosovës dhe që në fakt është e padëshirueshme, diçka që është bërë e tepërt dhe nuk është e çuditshme çfarëdo që ndodh tani më brenda Kuvendit. Për mua nuk është e çuditshme… një situatë e tillë është e dhimbshme dhe e papranueshme”, ka thënë ajo në emisionin Five në RTV Dukagjini.

Ajo ka theksuar se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit është e përshkallëzuar, pra fituesi ka përgjegjësinë më të madhe.

Deputetja Krasniqi ka thënë se për VV-në duhet të jetë shqetësuese pse dikush nuk është me ta, pra “pse nuk po mundet me i pas 61 vota”.

“Dhe e dyta që është shqetësim… është pse nuk është në kërkim serioz për t’i bërë numrat apo për ta bërë edhe deputetin e 61, për t’i dhënë Kuvendit kryeparlamentarin dhe njëkohësisht edhe për të pasur qeverinë”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika