Deputetja e PDK-së akuzon VV-në për kapjen e Universitetit të Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje është akuzuar për kapjen e Universitetit të Prishtinës nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ndërsa nga deputetja e LDK-së, Dumoshi është akuzuar për mospërkrahje të nismave dhe projekteve që janë në interes të popullit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka akuzuar partinë në pushtet (Lëvizjen Vetëvendosje), për kapjen e Universitetit të Prishtinës.

Sipas saj, Këshilli drejtues i UP-së përbëhet nga anëtarë të LVV-së.

“Kjo mësymje ndaj kapjes së Universitetit tashmë e ka kthyer mbrapa edhe atë pak shpresë se brenda atij Universiteti mund të ketë vërtetë autonomi dhe vendimarrje autonome”, ka thënë Hoxha.

“Duke i zëvendësuar ata me militantë partiakë të VV-së, ideja është që të rrisë ndikimin përkohësisht por universitetit t’ia ndalë frymën edhe më shumë edhe më gjatë”, shtoi ajo.

Siç thotë Hoxha, qeveria aktuale kishte premtuar që do të ndalë degradimin, por sipas saj, të njëjtit “kanë filluar t’ia ndalin frymën”.

Ajo ka thënë se me këtë skenar më se paku fajtorë janë protagonistët që janë zgjedhur.

Por mënyra sesi VV-ja e ka bërë këtë skenar “dëshmon shumë se për çfarë arsimi të lartë kanë folur e kanë protestuar ndër vite”.

Dumoshi: VV-së nuk po i interesojnë hallet e popullit

Ndërsa deputetja, Vlora Dumoshi nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka akuzuar VV-në, duke thënë se lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi çdo projekt që zhvillonte për të mirë Kosovën.

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi

“VV-ja pengonte projekte e nisma që ishin bërë në interes të Kosovës”, ka thënë ajo.

Sipas saj, është penguar Marrëveshja me Malin e Zi për shënimin e pikës kufitare.

“I rëndësishëm ishte qëllimi që kishin para vetes, marrja e pushtetit”, ka shtuar ajo.

Ajo ka vazhduar duke shprehur shqetësimet e saj për mosliberalizimin e vizave, e duke lënë fajtor Qeverinë Kurti.

“Për shkak të kundërshtimit tuaj, jemi pa viza”, ka theksuar Dumoshi.

Sipas saj, Kosova është e vetmja në Evropë që sillemi me një mori dokumentesh duke pasur pengesa të shumta.

“Ndërsa këta në këto ulse nuk kanë pengesë, sepse kanë pasaportë të Shqipërisë dhe udhëtojnë lirshëm”, ka thënë ajo.

Ajo ka folur edhe për marrëveshjen e energjisë, duke thënë se për VV-në nuk janë të rëndësishme hallet e popullit.

“Për marrëveshjen për energji e bëtë kundërshtim, kjo marrëveshje e cenonte rëndë sovranitetin e vendit, marrëveshja e njëjtë pa ndryshuar asnjë presje tash qenka e mirë për vendin.”

Sipas saj, VV-ja duhet të bëjë nisma dhe projekte që janë në interes të Kosovës.

Shija e redaktorit

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Të fundit nga rubrika