Deputetja ukrainase: Ukraina do të njohë Kosovën

“Ukraina do ta njohë Kosovën në të ardhmen e afërt.”

Kështu ka deklaruar Deputetja ukrainase Ivanna Klympush Tsintsadze në një intervistë në njërin nga mediumet e Shqipërisë.

Ajo është shprehur optimiste se një vendim i tillë, nuk do marri kohë.

“Unë besoj se në të ardhmen e afërt Ukraina do ta njohë Kosovën. Nuk do të jetë më një çështje e hapur. Besoj se Ukraina do ta marrë vendimin e duhur që pritet nga populli në Kosovë.”, ka deklaruar deputetja Tsintsadze për TV Klan.

Krahas Kosovës, deputetja Tsintsadze ka shprehur falënderimet e saj për shtetin shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës në një periudhë jashtëzakonisht sfiduese siç mbetet lufta me Rusinë.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika