Dërguti: PDK ka kërkuar të propozojë dy emra për president, mes tyre edhe Shqiptar Demaçi

Balton Dërguti nga Iniciativa “Ne Mundemi” ka deklaruar në “Debat Plus” se PDK ka kërkuar të propozojë dy emra për president, mes tyre edhe Shqiptar Demaçi.

Sipas tij, në seancën e radhës do të tentohet sigurimi i nënshkrimeve për kandidaturën e Demaçit, një lëvizje që mund ta vendosë Vetëvendosjen në pozitë të vështirë nëse nuk e mbështet atë.

“Është tentuar fillimisht me PDK të arrihet marrëveshje. Ku kam informacion që PDK-ja ka kërkuar t’i propozojë dy emra. Edhe njëri nga ta që është diskutuar është Shqiptar Demaçi. Po tentohet që në seancën  e radhës me i bë nënshkrimet për të. Kanë me tentu me qit edhe ne pozicion të keq edhe VV-në, nëse ata se votojnë ose nuk i japin nënshkrimet Demaçit, atëherë kanë me ra në një pozicion të keq edhe vetë VV-ja…”, ka thënë Dërguti.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika