Deri në një orë pritje në Merdarë e 40 minuta në Jarinje për dalje nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen në pikat kufitare, ku më e ngarkuara aktualisht është ajo e Merdarës.

Sipas përditësimit të orës 08:29, pritjet për dalje në Merdarë janë deri 50 në 60 minuta, ndërsa për hyrje 5 deri në 10 minuta.

Ndërsa, edhe në Jarinje pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë deri në 40 minuta.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë shumë më të shkurtra, nga 5 deri në 10 minuta.

Të fundit nga rubrika