Mbi 736 mijë qytetarë kanë votuar deri më tani

Deri në orën 17:19, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë ushtruar të drejtën e votës 736 mijë e 992 qytetarë, që përbën 36.86 për qind të trupit elektoralsipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Procesi zgjedhor po zhvillohet në gjithsej 948 qendra votimi, me 2.614 vendvotime. Prej tyre, 910 janë qendra të rregullta me 2.557 vendvotime, ndërsa 38 qendra – nga një në secilën komunë – janë të dedikuara për votimin me kusht.

Sipas listës zgjedhore të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të drejtë vote kanë gjithsej 1.999.204 qytetarë në të gjithë vendin.

 

 

Të fundit nga rubrika