Deri në vendimin e Kushtetueses, Osmani nuk do ta dekretojë Ligjin për pagën minimale

"Rrjedhimisht, Presidentja Osmani nuk do ta nënshkruajë këtë ligj, përpara se të kryhet shqyrtimi në Kushtetuese"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Ligjin për pagën minimale presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do të dekretojë pa vendim e Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë ditës së premte shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka dorëzuar në Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji.

“Gjykata Kushtetuese sot e ka njoftuar Presidenten Osmani se grupi parlamentar i AAK-së dhe dy deputetë të tjerë kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Pagën Minimale. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani nuk do ta nënshkruajë këtë ligj, përpara se të kryhet shqyrtimi në Kushtetuese”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës për Telegrafin.

Ndërsa, në një fjalë për media, Tahiri ka deklaruar se kërkesa e tyre në Kushtetuese ka trajtuar tre çështje, gjersa thekson se Ligji i miratuar paraqet një shkelje të të drejtave të njeriut.

“Kemi adresuar tri çështje të rëndësishme. E para, Këshilli Ekonomik-Social, i cili përcakton ligjin e punë dhe i cili nuk është konsultuar sa i përket pagës minimale, tregon për një shkelje flagrante që Qeveria e Kosovës e ka bërë. E dyta është diskriminimi i palëve të cenueshme, të cilët nuk janë përfshirë. Kjo është një diskriminim dhe një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut. Dhe e treta lidhet me veteranët e UÇK-së. Jo vetëm që është shkelje, por lidhet edhe me vlerat që kjo kategori përfaqëson. Presim nga Kushtetuesja ta vlerësoj dhe jemi të bindur që ky rast do të jetë rast i cili do t’i thejë dy padrejtësi, mashtrimin flagrant të pagës minimale dhe e dyta lidhet me dinjitetin e veteranëve të UÇK-së, të drejtat e njeriut”, ka deklaruar Tahiri.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika