Dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Speciale më 15 shtator, Gjykata njofton se ka interes të madh për seancën

Pamje nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, foto Reuters.

Gjykata Speciale ka njoftuar se më 15 shtator, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do të nisë paraqitjen e provave para Dhomave të Specializuara, duke thirrur dëshmitarin e parë.

Seanca do të hapet në orën 09:00 dhe pritet të jetë kryesisht publike.

Në njoftim thuhet se për shkak të interesimit të madh për këtë seancë, ata që duan ta ndjekin nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës në Hagë, duhet të regjistrohen paraprakisht.

“Për t’u regjistruar paraprakisht, dërgoni një mesazh elektronik (email) në adresën [email protected]. Ju lutem mbani parasysh se vendi juaj konfirmohet vetëm pasi të keni marrë konfirmimin me email. Mesazhet elektronike të konfirmimit do të dërgohen jo më vonë se 11 shtatori 2025”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika