Dëshmitarja Saraqi dëgjohet në rastin e Nagip Krasniqit

Në gjykimin ndaj ish-kryeshefit të Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i akuzuar për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, është dëgjuar dëshmitarja Arjeta Saraqi, e cila ka folur për angazhimin e një konsulenti ligjor dhe për komunikimet lidhur me Isuf Zejnën.

Në seancën e mbajtur të enjten, dëshmitarja, aktualisht menaxhere për planifikim strategjik në KEK dhe ish-shefe e kabinetit të Krasniqit, deklaroi se me emrin Isuf Zejna ishte njohur në një rast kur kryeshefit i kishte ardhur një ftesë nga policia.

“Unë këtë e njoh me një rast kur drejtorit Krasniqi i ka ardhur një ftesë nga policia, ia kam dorëzuar dhe aty e kanë përgatitur një autorizim për personin në fjalë, Isuf Zenaj, që t’i përgjigjet shkresës në polici. Kur ka qenë në zyrë kam folur”, tha ajo, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores së rastit, Firkije Fejzullahu.

E pyetur për aktivitetin e prokurimit për angazhimin e një konsulenti ligjor në vitin 2023, dëshmitarja tha se kërkesa kishte ardhur nga vetë kryeshefi.

“Po, më kujtohet. Kryeshefi Nagip Krasniqi ka kërkuar që të filloj të përgatis një kërkesë për angazhimin e një konsulenti ligjor dhe sipas kërkesës së tij janë plotësuar ato forma dhe është dorëzuar kërkesë në prokurim”, deklaroi ajo.

Sa i përket mënyrës se nga cila zyrë do të duhej të niste një kërkesë e tillë, ajo tha se ekziston zyrë ligjore në KEK, por nuk e di nga kush do të duhej të vinte kërkesa. Për vlerën e paraparë të kontratës, dëshmitarja tha se, sipas kujtesës së saj, bëhej fjalë për rreth 60 mijë euro.

“Nuk më kujtohet se është kohë e gjatë, 60 mijë euro nëse nuk gaboj”, tha dëshmitarja.

Sipas aktakuzës, ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën, akuzohet për dëmtim të buxhetit të shtetit me rreth 37 milionë euro.

Gjykata Themelore më 23 prill 2025 pati aprovuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes, duke hedhur aktakuzën për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”, ndërsa pjesa tjetër u rikualifikua në “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën dhe ka vendosur që procedura penale për pesë vepra penale ndaj Krasniqit të vazhdohet sipas dispozitave të procedurës.

Në seancën fillestare më 7 shkurt 2025, Krasniqi dhe Zejna janë deklaruar të pafajshëm. Ymer Dragusha, një tjetër i akuzuar, ka pranuar fajësinë pas marrëveshjes me Prokurorinë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 dhjetor 2024 ngriti aktakuzën e re ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi si dhe Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës. Nagip Krasniqi dhe Ymer Dragusha akuzohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Krasniqi akuzohet edhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”. Kurse, Isuf Zejna akuzohet për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale keqpërdrim i detyrës zyrtare”./EO

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika