Dështim në tentativën e 53-të: Kuvendi i Kosovës sërish pa konstituim, pak orë para hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Për të 53-tën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë legjislaturën e re.

Seanca e radhës, e mbajtur vetëm disa orë para hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ndalon çdo veprim për konstituim nga 27 korriku deri më 8 gusht, përfundoi pa rezultat.

Kjo tentativë u konsiderua si mundësia e fundit për t’u shmangur bllokimi institucional që pason me fillimin e afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja.

Por, kryesuesi i seancës Avni Dehari, ka dështimit të 53-të ka thirr deputetët edhe për një mundësi në ora 22:00.

Me gjithë pritjet dhe presionin publik për një epilog, mungesa e marrëveshjes politike dhe ndarjet brenda spektrit parlamentar nuk sollën zgjidhje.

Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pakonstituuar, më shumë se një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa vendi po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika