Dështimi i institucioneve për ta ruajtur – Sekiraqa mund të jetë arratisur në Shqipëri?

Juristi, Ardian Bajraktari, ka theksuar se arratisja e Enver Sekiraqës është lehtësuar nga rrethanat para vendimit të Gjykatës së Apelit dhe ka sugjeruar procedura disiplinore për gjyqtarët, për shkak të mundësive të shkeljeve në vlerësimin dhe zbatimin e ligjit

Enver Sekiraqa, foto ilustrim.

Ende mbetet e paqartë nëse Enver Sekiraqa është larguar nga Kosova, pasi Policia e Kosovës nuk ka ndonjë informacion të ri rreth këtij rasti.

Juristi, Ardian Bajraktari, ka deklaruar se Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Megjithatë, Bajraktari ka theksuar se rrethanat para këtij vendimi kanë krijuar mundësinë e arratisjes së Sekiraqës.

Sipas Bajraktarit, është relativisht e lehtë të largohesh nga Kosova, veçanërisht duke marrë parasysh kalimin e pikave kufitare me Shqipërinë, sidomos gjatë sezonit veror, kur masat e kontrollit janë më të lehta.

“Ne gjithsecili udhëtojmë qoftë në Shqipëri edhe ne vende tjera, por kur gradualisht po futemi në sezonin e verës sesa janë masat e kontrollit të kalimit të pikave kufitare, me theks të veçantë në Shqipëri e dimë sesa lehtë është me lëvizë prej Kosovës”, ka deklaruar në emisionin “Rreth e Rrotull”.

Avokati, Ardian Bajraktari.

Ai ka sugjeruar gjithashtu që ndaj gjyqtarit dhe trupit gjykues të shqyrtohet mundësia e inicimit të procedurës disiplinore.

Bajraktari ka theksuar se mund të ketë elemente të shkeljeve në vlerësimin dhe zbatimin e ligjit nga ana e gjykatës.

“Ndaj gjyqtarit dhe këtij trupi gjykues të shikohet mundësia e inicimit të procedurës së paku disiplinore, sepse mund të gjenden elemente të shkeljeve për shkakun se nuk i kanë vlerësuar drejt dhe qartë rrethanat dhe zbatimin e ligjit”, ka thënë ai.

Ai shpreson që Sekiraqa të gjendet sa më shpejt dhe të përballet me një verdikt përfundimtar për çështjen e tij, duke qenë se është dënuar për nxitje në kryerjen e veprës penale dhe vrasjes me 25 vjet burgim.

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la në arrest shtëpiak?

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika