Dështimi i “referendumit” në veri, Kusari–Lila: Dëshmi që Serbia pamundëson integrimin e serbëve

"Ajo çka ndodhi dje është shpërfaqje e faktit që Serbia së pari përmes Listës Serbe përdor të gjithë mekanizmat për të pamundësuar integrimin e serbëve në vend"

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se dështimi i referendumit për largimin e kryetarëve nga komunat veriore të Kosovës, shpërfaq faktin që Serbia përmes Listës Serbe përdor të gjithë mekanizmat për të pamundësuar integrimin e serbëve.

Kështu, sipas saj, është e pakuptimtë që Kosova të jetë nën masa dhe të mos marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

“Së pari ajo çka ka ndodhur dje ka ndodhur si një mundësi karshi kërkesave për ato mungesë së legjitimitetit të kryetarëve të zgjedhur. Ajo çka ndodhi dje është shpërfaqje e faktit që Serbia së pari përmes Listës Serbe përdor të gjitha mekanizmat për të pamundësuar integrimin e serbëve në vend.

Është e qartë se pengesa kryesore e integrimit të serbeve në Kosovë, e veçanërisht në veri, është Serbia. Është e pakuptimtë që Kosova të jetë nën masa dhe të marrë statusin e vendit kandidat për në BE”, ka thënë Kusari – Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika