Milana Nikolliq, deputetja e pestë e propozuar nga Lista Serbe për postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për ta fituar këtë pozitë.
Në të tria raundet e votimit, Nikolliq mori mbështetje vetëm nga nëntë deputetët e Listës Serbe, pa asnjë votë shtesë nga grupet e tjera parlamentare.
Me këtë dështim, Lista Serbe tashmë ka konsumuar pesë kandidatura pa sukses, ndërsa në dispozicion i kanë mbetur vetëm edhe katër deputetë të tjerë që mund të propozojnë për këtë post, i cili sipas Kushtetutës i takon përfaqësuesit të komunitetit serb në Kuvend.