Ka dështuar krijimi i qeverisë “Kurti 3” në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt këtë të diel e që për pikë të vetme të rendit të ditës kishte krijimin e Qeverisë së re.
Nga 110 deputetë që ishin të pranishëm në sallë, 56 vota ishin për, 48 kundër dhe 4 abstenime, njofton Dukagjini.
Kësisoj, Albin Kurti nuk ka arritur të mbledhë 61 votat e nevojshme nga deputetët e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.