Dështon mbledhja e Komisionit ku do të shqyrtohej Projektligji për Fondin Sovran

Sot ka dështuar mbledhja e Komisionit për Ekonomi për shqyrtimin e raportit me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala

Të mërkurën e 29 nëntorit, ka dështuar mbledhja e Komisionit për Ekonomi për shqyrtimin e raportit me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës.

“Mbledhja nuk do të mbahet, sepse ata kanë kërkuar që të shtyhet me datë tjetër. Kërkoj mirëkuptim. Kjo është një praktikë që shumica parlamentare po e përdor taktikisht për t’i ikur debatit për Fondin Sovran, dhe për t’i ikur debatit për ligjet e ndjeshme të cilat po e prekin në substancë ekonominë e vendit tonë”, shtoi ai, tha Ferat Shala, kryetar i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Për Shalën, kjo është një praktikë që shumica parlamentare po e përdor taktikisht për t’i ikur debatit për Fondin Sovran.

Sipas tij, miratimi i ligjeve të tilla i amendamenteve, pa u diskutuar në Komisionin për Ekonomi, veçanërisht i ligjit për fondin sovran, lë shumë për të kuptuar “që kemi të bëjmë me një ligj jozhvillimor, jo në përputhshmëri me procedurat dhe rregullat demokratike dhe ligjore për ekonominë e vendit tonë”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika