Dështon seanca fillestare ndaj nënkryetarit të Ferizajt dhe 4 zyrtarëve të tjerë

3 vite pasi u dënua për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ish-drejtori i Urbanizmit në komunën e Ferizajt, Daik Grainca do të përballet sërish me drejtësinë, për vepër të njëjtë, por për rast tjetër. Mungesa e tij, pamundësoi nisjen e seancës fillestare, në rastin ku të akuzuar janë edhe disa zyrtarë të tjerë të komunës së Ferizajt, përfshirë edhe nënkryetarin aktual. Dukagjini ka siguruar aktakuzën që tregon në detaje se si të njëjtin kishin lëshuar leje e i kishin mbyllur sytë, për një objekt banesore të ndërtuar në afërsi të një objekti të trashëgimisë kulturore

Për veprimet e mosvperimet e bëra në vitin 2016, nënkryetari i komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu e 4 zyrtarë të tjerë të po kësaj komune, do të përballen me drejtësinë.

Këtë të hënë disa nga ta u ulën në bankën e të akuzuarve, meqë prokuroria Themelore në Ferizaj i ngarkon secilin me veprën penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare”. Por, kjo seancë dështoi, në mungesë të të akuzuarit kryesor, Faik Grainca, që në vitin 2016 ishte drejtor i Urbanizmit në këtë komunë.

Habib Zeqiri – Gjyqtar, deklaroi se “Nuk është i pranishëm Faik Grainca për të cilin në bazë të fletë kthesës është konstatuar se i njëjti është shpërngulur. Në fakt ne e kemi dërguar ftesën në fshat pastaj ka rezultuar se gabimisht e kemi dergu ftesën, kështu që ka rezultuar që i njëjti nuk e ka pranuar…nuk plotësohen kushtet me u mbajt seanca.”

E në aktakuzën e ngritur në shkurt të këtij viti, e të cilën e ka siguruar Dukagjini, sqarohen veprimet e secilit.

Të njëjtit akuzohen se në 2016, përveç se kishin lejuar në mënyre të kundërligjshëm ndërtimin e një objekti banesor afarist, në afërsi të një objekti që ishte pjesë e trashëgimisë kulturore, i kanë mbyllur sytë edhe kur i njëjti pronar kishte nisur së ndërtuari edhe kate të tjerë, çka nuk ishte e lejuar.

Sipas Prokurorisë në Ferizaj, Faik Grainca, me qëllim të përfitimit pasuror për personin tjetër në kundërshtim me ligjin për trashëgimi kulturore e pa pëlqimin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve kishte lëshuar leje, dhe sipas pikës dy të kësaj aktakuze kishte ndaluar ekzekutimin e vendimit për rrënimin e kateve që ndërtuara pa leje.

AKTAKUZA

“2. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se me datë 07 Dhjetor 2017, në Ferizaj, si person zyrtar – Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis në Komunën e Ferizajt , ka keqpërdorur detyrën zyrtare , me qëllim të përfitimit pasuror për personin tjetër , në atë mënyrë që e ka ndaluar ekzekutimin e konkluzës të datës 27.11.2017  për lejimin e ekzekutimit të vendimit të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis – Inspekcionit të Ndërtimtarisë, me numër 354-086 të datës 17 Nëntor 2017 , me të cilën është urdhëruar investitori “Hit Imperial” me pronar Faredin Grainca që të rrënoj dhe të largoj mbindërtimin e filluar në katin e pestë pa leje ndërtimore, në objektin për banim kolektiv dhe afarist B+P+4 , në parcelën kadastrale 3005-0, ZK Ferizaj, me ç’rast e ka udhëzuar me shkrim zyrtarin komunal për ekzekutimin e vendimeve Skender Kurti që të mos e ekzekutoj konkluzionin por paraprakisht “ të vërtetohet se a ka aplikuar pala për leje e pastaj të veprohet në bazë të konkluzës”, edhe pse e ka ditur se investitori nuk mund të vazhdoj me mbindërtim pa sigurimin e lejes ndërtimore . Me këtë ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga nen 422 par.1 të KPRK-ës numër 04/L-82.”

Derisa, nënkryetarin aktual të komunës së Ferizajt, prokuroria e ngarkon të njëjtin se në kohën kur ishte drejtor i Urbanizmit, nuk kishte ndërmarr asnjë veprim, për të zbatuar vendimin e inspektorëve të ndërtimit.

“II. Lulzim Aliu  tha se “Ekziston dyshimi i bazuar  mirë  se  nga data 21 Dhjetor 2017 e në vazhdim,  si person zyrtar- Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm  dhe Mjedis në Komunën e Ferizajt, ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit pasuror për personin tjetër,  në atë mënyrë që nuk ka ndërmarrë veprimet për ekzekutimin e konkluzës të Inspekcionit të Ndërtimtarisë numër 354-86 të datës 27.11.2027, për rrënimin e mbindërtimit të katit të pestë të objektit banesor dhe afarist B+P+4, në parcelën kadastrale 3005-0ZK Ferizaj , në rrugën “Tahir Sinani “ në Ferizaj të investitorit “Hit Imperial” me pronarë Faredin Granica, i cili kishte vazhduar me mbindërtim pa leje ndërtimore të katit të pestë , edhe pse inspektorët e ndërtimtarisë kishin urdhëruar ndërprerjen e punimeve dhe kishin lëshuar konkluzë me të cilin urdhërohet rrënimi i mbindërtimit në këtë objekt, kurse investitori kishte vazhduar me mbindërtimin edhe të katër kateve, i cili objekt në vitin 2020 është legalizuar nga Drejtoria e Urbanizmit në Ferizaj. Me këtë ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar  nga neni 422 par. 1 të KPRK-së numër 04/L-82 .”

Ndërkohë që njëri nga dëshmitarët, që ishte hetuar nga prokuroria, porse hetimet kishin pushuar pasi nuk janë gjetur prova, ka treguar se kur është interesuar për rastin në fjalë, në kohën kur në krye të drejtorisë ishte Lulzim Aliu, i është ndërruar vendi i punës.

AKTAKUZA

“Në këtë vit është bërë ndërrimi i pushtetit kështu që drejtor i ri i urbanizmit ka ardhur Lulzim Aliu të cilin gjithashtu e ka njoftuar se për këtë lëndë i cili i ka thënë se do të interesohet për këtë lëndë , mirëpo për shkak të këtij interesimi iu ka ndërruar vendi i punës me datë 25.05.2018 dhe është transferuar në Drejtorinë e Shërbimeve Publike si zyrtar për informim në rastet emergjente. Ka deklaruar se të gjitha veprimet për ekzekutimin e vendimeve deri sa ka punuar në drejtorinë e Inspekcionit të Ndërtimtarisë dhe Drejtorinë e Urbanizmit i ka marrë sipas udhëzimeve dhe urdhrave të drejtorëve të drejtorive , kurse për rastin konkret është penguar në ekzekutimin e vendimit të inspektorëve të ndërtimit , kurse drejtori Faik Grainca e ka udhëzuar edhe me shkrim duke shënuar në aktin përcjellës me laps kimik “të vërtetohet se a ka aplikuar pala për leje e pastaj të veprohet në bazë të konkluzës”, kështu që dhe pse është interesuar që të ekzekutohet vendimi i inspekcionit të ndërtimtarisë , të njëjtit iu ka ndërruar vendi i punës duke e transferuar në një drejtori tjetër.”

Faik Grainca, i cili kishte udhëhequr me komunën e Ferizajt nga viti 2004 deri më 2007, është i dënuar nga Gjykata në Ferizaj, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, me 6 muaj burgim, por që i është zëvendësuar me 6 mijë euro gjobë, meqë i kishte lëshuar një pëlqimin për ushtrimin e veprimtarisë një subjektit afarist përkundër se kishte qenë në dijeni se subjekti afarist nuk i plotëson kushtet ligjore.

 

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika