Kuvendi i Kosovës të enjten ka dështuar sërish konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Fillimisht pas nisjes së seancës konstituive, përfaqësuesit e partive politike janë ftuar për konsulta në një sallë, për të diskutuar mënyrën e vazhdimit të procedurave të mëtejshme.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka deklaruar se gjatë konsultimeve pati përfaqësues që e braktisën takimin dhe nuk pati konsesues, dhe se seanca do të vazhdojë më 19 prill, në orën 12:00.
Dehari në seancë se qëllimi i këtyre konsultave është që të shmangen shkeljet procedurale dhe të sigurohet një proces korrekt.
Sipas LDK-së, kryesuesi i seancës nuk ka mandat për të mbledhur partitë për çfarëdo raporti.
Doarsa Kica-Xhelili nga LDK-ja ka deklaruar se po marrin pjesë në takimin e thirrur nga Dehari vetëm për të adresuar këtë problem.
Ky tentim për konstituimin e Kuvendit po bëhet pas një dështimi të mëparshëm për miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumeve, ku PDK, LDK dhe AAK votuan kundër, duke kërkuar dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë në detyrë që janë zgjedhur deputetë.
Këto parti theksojnë se ata që janë ende pjesë të kabinetit qeverisës, duhet të japin dorëheqje para vazhdimit të punës së Kuvendit.
Nga ana tjetër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e cilëson kërkesën për dorëheqje si të pakuptimtë, duke theksuar se Qeveria e tij është në dorëheqje që nga 23 marsi.