Detaje nga dosja: Pas vrasjes së nënës, i dyshuari sulmoi me thikë babain e hallën e tij

Detaje të rënda janë vënë në pah gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit kryesor për vrasjen e nënës së tij mbrëmjen e së premtes në Pejë

Pamje nga vendngjarja në Pejë

Detaje të rënda janë vënë në pah gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit kryesor për vrasjen e nënës së tij mbrëmjen e së premtes në Pejë.

Dosja hetimore të cilën e ka siguruar edhe KALLXO.com, tregon se i dyshuari kryesor për vrasjen e nënës së tij në Pejë, në seancën para gjyqtarit të procedurës paraprake për caktimin e masës së sigurisë, nuk kishte qenë në gjendje as t’i japë të dhënat e tij personale ashtu siç parashihet edhe në procedura.

Në këtë seancë i pranishëm ka qenë edhe eksperti psikiatrik, Nysret Pepaj.

Gjithmonë, sipas dosjes, Urim Hyseni dyshohet se pasi kishte kryer aktin makabër, duke vrarë nënën e tij me thikë, i njëjti më pas ka sulmuar babain dhe hallën e tij.

Këta të dy në dosje përmenden si dëshmitarë okularë.

Kjo rrethanë dhe të tjera u përdorën si pika kyçe për t’i caktuar të njëjtit paraburgimin prej 1 muaji.

Gjithashtu, i dyshuari, sipas dosjes, ishte duke jetuar në Gjermani para se të vinte në Kosovë, atje edhe punonte, ndërsa kishte nxjerrë biletë kthimi për datën 19 prill.

Edhe kjo situatë u përdor për të vërtetuar se masa e paraburgimit duhet të jepet për shkak se ekzistonte rreziku i arratisjes së të dyshuarit, raporton KALLXO.com.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika