Detaje që mjeku Vezir Bajrami la në ditarin e tij, mbi atë se çfarë pa në Masakrën e Reçakut

Gojart Bajrami e ka lexuar një pjesë të origjinalit të dorëshkrimit apo ditarit të babait të tij, Vezir Bajramit, i cili atëkohë ishte mjek. Vezir Bajrami ka lënë një ditar ku kishte shkruar mbi atë se çfarë kishte parë dhe si ishin masakruar viktimat në Reçak

Gojart Bajrami, djali i mjekut Vezir Bajrami, ka dhënë disa detaje mbi atë se si mund të përshkruhet ajo se çfarë kishte parë babai i tij në masakrën e Reçakut, si janë gjetur viktimat e si janë trajtuar ato.

Në një linjë direkte në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Gojart Bajrami e ka lexuar një pjesë të origjinalit të dorëshkrimit apo ditarit të babait të tij, Vezir Bajramit.

“E kam para vetes një dorëshkrim apo një ditar, në të cilën është shkruar e gjithë ngjarja e 15 dhe 16 janarit. Faktikisht me 16 janar kishte fillu masakra në Reçak, luftimet, pjesa tjetër e stafit mjekësor ishin të njoftuar vetëm nga të plagosurit që vinin në fshatin Petrovë. Të nesërmen me 16 janar ka filluar evidentimi i kësaj masakre, secilës plagë të dokumentuar në dorëshkrim pastaj edhe të botuar në librin “Masakra e Reçakut”, e dokumentuar pastaj edhe me xhirime e foto të mediave të huaja”, tha ai.

Bajrami, i emocionuar nga fragmentet që kishte shkruar babai i tij Veziri, lexoi shkurtimisht mbi torturimin dhe masakrimin e një prej viktimave të kësaj masakre.

“Po bëj përpjekje të lexoj nga dorëshkrimi:

Mëngjes 16 janar, 1999 Qetësi

Zgjohen ushtarët dhe të gjithë dalin në detyrat e tyre, zgjohen edhe stafi mjekësor i përbërë nga motrat Mevlide, Vlorë dhe Nergjivane. U them të bëjnë gati përpunimin e plagëve të të plagosurve, të vendosen infuzionet, injeksionet, detyra këto që iu përcaktuan motrës Vlorë, dhe u nisëm në Reçak…  Ajet Minush Brahimi, nga fshati Reçak rreth 37 vjeç, i vrarë me armë zjarri nga afërsia, i maltretuar fizikisht, kokën e ka të prerë nga trupi, lëkurën e ka të hequr nga koka, sytë të nxjerrë jashtë e të humbur, veshët po ashtu të humbur, kafkën të thyer me mjet të topitur dhe të fortë, trurin të nxjerrë dhe të humbur. Fitoj bindjen se truri i tij është marrë nga policia serbe. Lihet përshtypja e një të masakruari tipik nga kanibalët dhe kafshët e egra”, tha më tej ai.

Ky është fragment i shkëputur nga e njëjta ditë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika