Dhoma e Tregtisë kërkon fond të veçantë nga Qeveria e Kosovës

Pasi ka thënë se ndërprerjet e njëpasnjëshme të energjisë elektrike kanë shkaktuar humbje të pakompenzuara për bizneset, Dhoma e Tregtisë ka kërkuar një fond të veçantë i cili sipas saj është emergjent

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që ky i fundit të ndajë me urgjencë një fond të veçantë për përkrahjen e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës pretendon se ndërprerjet e njëpasnjëshme të energjisë elektrike kanë shkaktuar humbje të pakompenzuara për bizneset, si rrjedhojë e të cilave është parashtruar edhe kërkesa ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë konsideroi që ndarja e fondit për përkrahje të bizneseve duhet të trajtohet si nevojë jashtëzakonisht emergjente, prandaj ka kërkuar që të ndërmerren hapa konkret në afat sa më të shkurtër kohor, pasi që aktualisht vetëm brenda një dite, mosfurnizimi me energji elektrike nga KEDS është 4 orë”, thuhet në njoftim.

Njëherësh, siç thuhet në njoftim, përpos biznesve,  ndërprerjet e energjisë po rrezikojnë të humbin edhe tregun e shitjes.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika