Dhuna në Kuvend, Abdixhiku: Shëmti e patolerueshme, Kosova ka nevojë për një rrugë të re

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur shqetësimin e tij duke thënë se rruga e Kosovës është e humbur dhe sipas tij, vendi ka nevojë për një rrugë të re, të cilën e quan 'të tretë'

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Bibliotekën Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’, ku ka zhvilluar takim me profesorë universitarë e me diplomatë, 13 korrik 2023.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj përleshjes fizike që ndodhi gjatë seancës të enjten në Kuvendin e Kosovës, mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), partisë në pushtet.

Abdixhiku e ka cilësuar këtë ngjarje si “një episod i errët i historisë parlamentare në vend” dhe ka theksuar rëndësinë e kohës aktuale për Kosovën dhe të ardhmen e saj si shtet.

Ai ka theksuar se dhuna nuk është një mjet për t’i arritur qëllimet politike dhe se ajo nuk duhet toleruar.

Kreu i LDK-së ka shtuar se dhuna në Kuvendin e Kosovës është një shëmti dhe e shpërfytyron demokracinë dhe kulturën politike.

“Një episod i errët i historisë parlamantare në vend; në një kohë kritike për Republikën dhe të ardhmen tonë si shtet. Dhuna nuk është mjet, nuk ishte as sot e nuk ishte as dje. Dhuna në Kuvendin e Kosovës është shëmti. Ajo shpërfytyron vetë demokracinë dhe kulturën politike, për të cilën, kemi nevojë si shoqëri”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Nga ana e tij, LDK-ja e refuzon këtë qasje dhe gjithashtu refuzon gjuhën polarizuese dhe përçarëse, që sipas tij, është bërë një standard sjelljeje për pushtetin.

“LDK e refuzon këtë qasje si mjet. Siç dhe refuzon gjuhën polarizuese, përçarëse e nxitëse që është bërë tashmë standard i sjelljes së pushtetit”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së ka ka theksuar se rruga e Kosovës duket se është e humbur, dhe se vendi ka nevojë për një rrugë të re, të cilën ai e ka quajtur “të tretë” dhe që do ta bënte atë “një vend normal, të zhvilluar dhe euroatlantik”.

Abdixhiku u ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve të bashkohen në këtë rrugëtim të LDK-së drejt një zgjimi kolektiv dhe vendosjes së vlerave euroatlantike.

Ndër të tjera, ai gjatë seancës së Kuvendit ka njoftuar se ka qenë në Bibliotekën Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’, ku ka zhvilluar takimin e tretë konsultativ, këtë herë me profesorë universitarë e me diplomatë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika