Digjet një shtëpi në Malishevë – vdes 76-vjeçari, nuk mund të dilte nga shtëpia

Nga djegia e një shtëpie në fshatin Panorc të Malishevës ka vdekur një 76-vjeçar, pasi nuk ka mundur të dalë nga shtëpia, ndërsa një person tjetër është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK

Ilustrim

Një shtëpi në fshatin Panorc të Malishevës është djegur në orët e hershme të mëngjesit të kësaj shtuneje.

Si pasojë e zjarrit ka vdekur një 76-vjeçar, sepse nuk mundi të dilte nga shtëpia, derisa një person tjetër është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 02:40, policia është njoftuar se në fshatin Panorc-Malishevë një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se në shtëpinë që ishte duke u djegur kishin qenë duke banuar katër persona, njëri prej të cilëve nuk kishte arritur të dilte. Pasi është lokalizuar zjarri është gjetur viktima mashkullor i moshës 76 vjeçare, pa shenja jete (vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes)”, ka thënë Elezaj.

Elezaj ka thënë se në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “Zjarrvënie” dhe se aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar shkaktarët e zjarrit.

 

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika