Digjet një veturë me targa serbe në veri

Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, ka bërë të ditur se një veturë me targa serbe është djegur në veri. Ai ka thënë se rasti është duke u hetuar për më tutje

Vetura me targa serbe e djegur në veri Foto: Kossev





Një veturë me targa të Serbisë është djegur në veri të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Hoti ka thënë se ky rast ka ndodhur të hënën pas mesnatës dhe se janë duke u zhvilluar hetimet në lidhje me ngjarjen.

“Rasti ka ndodhur diku pas mesnatës. Vetura është me targa të Republikës së Serbisë. Duhet të zhvillohen hetimet”, ka deklaruar Hoti.

Ndërkaq, portali serb, Kossev ka raportuar se pronari i veturës me inicialet N.M., e ka konfirmuar se i është djegur automobili.

“E kam parkuar aty ku e parkoj gjithë kohën. Nuk u besoja syve kur shkova në punë këtë mëngjes. Pyesja veten nëse ishte vetura ime”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje 48-orëshe të vendimit për shqiptimin e gjobave, për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.

Si përgjigje ndaj kërkesës së ambasadorit amerikan, Kurti ka thënë se është i gatshëm të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur zgjidhje në dy ditët e ardhshme.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika