Dikur ka qenë Millosheviq, sot është Vuçiq; Regjimi i Beogradit në shënjestër të kritikave

Njëjtë sikur me Millosheviqin në vitet e '90-ta, beteja për demokraci me regjimin autoritar të Vuçiqit duket se po luftohet në rrugë. Pra duket se gjithçka është njësoj, vetëm se ai (Millosheviq) nuk është aty. Por, në fakt, siç theksojnë drejtori i Qendrës për Politika Praktike Dragan Popoviq dhe profesori në Fakultetin Juridik të Novi Sadit, Bojan Pajtiq, Millosheviq është në ende, por, thjesht ka një emër tjetër, Vuçiq. 

Dikur ka qenë Millosheviq, sot është Vuçiq; Regjimi i Beogradit në shënjestër të kritikave

Vjedhja e votave në zgjedhjet e 17 dhjetorit u parapriu disa protestave që kulmuan – së paku deri më tani- të dielën në mbrëmje.

Vjedhjes së votave e dhunës së forcave të xhandarmërisë dhe policisë që përdorën ndaj protestuesve mediumi opozitar “Nova.rs”, i kushtoi një artikull, ku uroi “transformimin e plotë” të Aleksandër Vuçiqit në Sllobodan Millosheviq.

“Kanë kaluar tre dekada dhe Serbia nuk ka lëvizur. Më saktësisht, u kthye në rrethin e plotë – zgjedhjet e vjedhura, kordonët policor dhe represioni, njerëzit e zemëruar, protestat, një qeveri autoritare që nuk njeh të drejtat e qytetarëve të saj, janë edhe një herë pjesë përbërëse e jetës së përditshme në Serbi, ku vetëm presidenti ka një emër tjetër. Dikur ka qenë Sllobodan Millosheviq, sot është Aleksandër Vuçiq”, thuhet që në fillim të një artikulli.

Njëjtë sikur me Millosheviqin në vitet e ’90-ta, beteja për demokraci me regjimin autoritar të Vuçiqit duket se po luftohet në rrugë.

Pra duket se gjithçka është njësoj, vetëm se ai (Millosheviq) nuk është aty.

Por, në fakt, siç theksojnë drejtori i Qendrës për Politika Praktike Dragan Popoviq dhe profesori në Fakultetin Juridik të Novi Sadit, Bojan Pajtiq, Millosheviq është në ende, por, thjesht ka një emër tjetër, Vuçiq.

“Modus operandi është mjaft i ngjashëm me atë që pamë në kohën e Millosheviqit. Përvoja na tregon se të gjithë liderët autoritarë veprojnë njësoj, sepse kanë mundësi të kufizuara. Nëse doni të shkatërroni demokracinë dhe të futni sundimin personal në një vend, ju e dini se si ta bëni këtë dhe nuk ka shumë mundësi – duhet të trembni njerëzit, të përdorni propagandë, të përhapni frikë dhe nuk duhet të lejoni asnjë humbje të vetme. Duhet të jetë një sistem krejtësisht i mbyllur ku edhe humbja më e vogël mund t’ju rrezikojë. Prandaj çdo nivel i qeverisjes duhet të jetë në dorën e tij, e sidomos të mos lejojë që kryeqyteti të humbasë”, ka thënë Popoviq.

Që taktikat e njëjta si të kasapit të Ballkanit përdor, Vuçiq, pajtohet edhe profesori në Fakultetin Juridik të Novi Sadit, Bojan Pajtiq, por, thekson se ka perfeksionuar teknikat.

“Në kohën e Millosheviqit ka pasur vjedhje votash si sot, por nuk ka pasur migrim të votuesve dhe nuk ka pasur keqpërdorime të tilla që njerëzit të votojnë dy herë në zgjedhje. Është një metodë e re, përveç “trenit bullgar” kemi marrë edhe një “autobus boshnjak” dhe kjo ka shkaktuar tronditje te vëzhguesit ndërkombëtarë, sepse diçka e tillë nuk ishte parë kurrë në Evropë”, ka thënë Pajtiq.

Krahas ngjashmërive të shumta, Popoviq dhe Pajtiq theksojnë se ka një dallim të madh mes qeverisë së Millosheviqit dhe Aleksandar Vuçiqit.

Ndonëse, siç shtojnë ata, të dy regjimet kishin lidhje të ngushta me mafien, qeveria aktuale e tregon shumë më hapur dhe për më tepër nuk ka turp për ato lidhje.

“Dallimi mes mafies dhe partisë në pushtet është fshirë plotësisht. Grupi Belivuk, për shembull, shërbeu për të disiplinuar disidentët politikë dhe gazetarët gjatë inaugurimit të presidentit. Me ta, ata hapën rrugën për në selinë e tyre në Ritopek. Gjithçka tolerohej prej tyre. Ata janë formuar dhe kontrolluar nga shteti dhe zyrtarët e lartë shtetërorë absolutisht nuk kanë pasur turp për ato lidhje”, ka theksuar Pajtiq.

Pajtiq ka rikujtuar se si partia në pushtet si elitë përfaqëson njerëz të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika