Diplomoi gjenerata e re e oficerëve doganorë në 26-vjetorin e Doganës së Kosovës

Diplomoi gjenerata e oficerëve doganorë në solemnitetin e organizuar me rastin e shënimit edhe të 26-vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës, që po mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti përgëzoi kadetët doganorë për diplomim.

“Përgëzoj punonjësit e Doganës së Kosovës për rezultatet në punë si një nga institucioetn kyçe të Kosovës si dhe punën me integritet dhe profesionalizëm.


Falënderoj edhe partnerët ndërkombëtarë për ndërtimin e institucionit të Doganës së Kosovës”, tha Kurti.

Ndërsa, ministri i Financave Hekuran Murati e cilësoi diplomimin e kadetëve doganorë si moment krenarie që i vihen në shërbim vendit.

“Nuk ka gjë më fisnike sesa t’i shërbesh vendit”, tha ai.

Murati tha se janë rritur të hyrat pa ndryshuar politikat tatimore.

“Kthimi i terminaleve në pronësi të shtetit ka lehtësuar koston financiare të bizneseve.
Edhe Portin në Durrës ka lehtësuar qarkullimin e mallrave”, tha ai.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, vuri në dukje aspekte të punës së këtij institucioni dhe të arriturat, duke u shprehur mirënjohje punonjësve të këtij institucioni për punë me integritet./EO

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika