Disa organizata ndërkombëtare pezullojnë punën e tyre në Afganistan

Organizatat kërkojnë që gratë të vazhdojnë të punojnë për to

Tri organizata të mëdha joqeveritare (OJQ) kanë pezulluar punën e tyre në Afganistan pasi talibanët i ndaluan gratë që të punojnë për to.

Në një deklaratë të përbashkët, Care International, Këshilli Norvegjez i Refugjatëve (NRC) dhe Save the Children, thanë se nuk do të mund të vazhdonin punën e tyre “pa stafin tonë me gra”.

Organizatat kërkojnë që gratë të vazhdojnë të punojnë për to, shkruan REL.

Talibanët që janë në pushtet në Afganistan po shtypin vazhdimisht të drejtat e grave.

Ky njoftim i organizatave vjen vetëm disa ditë pasi talibanët ndaluan gratë të studiojnë në universitete.

Talibanët njoftuan për ndalesën që gratë të ndjekin shkollimin në universitete më 20 dhjetor, përmes një letre që Ministria e Arsimit u dërgoi institucioneve të arsimit të lartë. Ky vendim u dënua nga komuniteti ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara.

Abdel Rahman Habib, zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë të Talibanëve, pohoi se punonjëset gra në OJQ-të e huaja kanë shkelur kodet e veshjes – duke refuzuar të veshin hixhabin.

Ata kanë kërcënuar se së shpejti do t’i heqin licensën çdo organizate që nuk u përmbahet këtyre rregullave.

Gratë në Afganistan kanë organizuar protesta duke kërkuar të drejta për arsim, punë dhe liri, por këto protesta talibanët vazhdimisht i kanë shtypur duke i rrahur pjesëmarrësit, duke i kërcënuar, por edhe duke i arrestuar protestuesit.

Talibanët rifituan kontrollin e Afganistanit në vitin 2021, dy dekada pasi një koalicion ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja i rrëzoi ata nga pushteti.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika