Disa pjesëtarë të KFOR-it kanosen në Prizren, policia jep detaje

Gjatë ditës së djeshme, në fshatin Lubiqevë të Prizrenit, disa pjestarë të KFOR-it janë kanosur nga dy të dyshuar, të cilët tashmë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje

Disa pjesëtarë të KFOR-it, derisa kanë qenë duke qëndruar në një lokal, janë kanosur dje nga dy të dyshuar në fshatin Lubiqevë të Prizrenit.

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, bën të ditur se pas një pune hetimore janë ndaluar dhe arrestuar të dyshuarit.

“Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, derisa rasti është nën hetime.

Fsh. Lubiqevë, Prizren 26.02.2024 – 09:00. Disa pjesëtarë të KFOR-it, derisa kanë qenë duke qëndruar me një lokal, dy të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë kanosur. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një pune hetimore janë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar pushkë gjuetie. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika