Dita 9 e fushatës – Kurti e Abrashi e nisin ditën në Zhur

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi ka nisur ditën krahas Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti duke takuar qytetarët në Zhur.

Me anë të një postimi në Facebook, Abrashi ka premtuar të tjera investime.

“Bashkë me kryeministrin Kurti, u takuam me qytetarët në Zhur. Kryeministri theksoi projektet e shumta që Qeveria ka investuar në Prizren. Edhe më shumë do të sjellim me nisjen e detyrës së re si kryetar i Prizrenit. Faleminderit nga zemra zhurjanëve për mbështetjen!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Kurti shfaqi mbështetjen për Abrashin edhe në Gjonaj të Hasit.

 

Të fundit nga rubrika